Sipas kerkeses se faqes se facebook lotariakanadeze,amerikane@yahoo.com na eshte kerkuar te bejme sqarimin dhe t`i bejme te ditur shikuesve te kesaj faqe ndryshimi qe ekziston ndermjet aplikimit per lotarine amerikane dhe aplikimit per emigracion.
Lotaria amerikane eshte nje aplikim qe quhet DV-Lottery dhe sipas vitit te aplikimit vendoset viti prapa pra ne kete rast eshte DVlottery 2015 eshte nje mundesi qe Shtetet e Bashkuara i japin shtetasve te disa vendeve perfshire edhe Shqiperine qe te aplikojne dhe te marrin pjese ne aplikimin e kesaj lotarie , Data e aplikimi te Lotarise eshte data 2 tetor dhe afati eshte nje mujor . Aplikimi eshte online dhe cdo faqe qe do te gjeni gjate vitit qe ju propozon aplikimin e lotarise dhe qe ju kerkon shuma ne dollare eshte faqe e rreme . Edhe njehere saktesojme se aplikimi fillon vetem me date 2 tetor keshtu qe kush nuk ka aplikuar do te prese vetem kete date dhe te mos futet ne faqe e adresa qe kane per qellim vetem mashtrimin. Per aplikuesit per kete vit fituesit dalin vetem me 1 maj . Ne do t`ju informojme here pas pas kesaj date per fituesit .
Ne lidhje me aplikimin per emigracion per Kanada dhe Australi ka disa kategori aplikimesh ku nder me te aplikueshmet dhe te pershtashmet edhe per shtetasit shqiptare jane
1-Aplikimi si punonjes i kualifikuar ku qeveria kanadeze shpall cdo vit profesionet e preferuara dhe per te cilat ka nevoja gjate ketij viti . Theksojme se numri i aplikimeve eshte i limituar .Kjo do te thote qe edhe per aplikantet qe zoterojne keto lloj profesionesh ka nje limit aplikimi , dmth kur te plotesohet ky numer dosjet qe do te dergohen pas plotesimit te ketij numri do te kthehen . Por edhe ketu ka nje vecanti . Jo cdo profesion qe kerkohet ka te njejten rendesi apo shkalle renditje .Kuptohet ka nje kriter pikesh sa me i rendesishem te jete qe qeverine kanadeze dhe australine aq me shume pike do te kete aplikuesi ,aq me shume shanse do te kete per emigracion .
Kjo faqe do t`ju udhezoje ne rrugen e drejte te aplikimit dhe do t`ju tregoje kriteret per secilin rast .
Sapo jane publikuar listat e reja dhe menyrat e reja te aplikimit . Ky proces do te vazhdoje deri me 31 mars 2015 . Pas kesaj data nuk mbyllen aplikimet por dalin fushat e reja te profesionet dhe perditesimet e kritereve te reja per vitin ne vijim .
Nisur nga kriteret e reja , jemi duke pergatitur nje pyetesor ku secili do te gjeje pergjigje per pyetjet e veta Ju kujtojme te rrini ne korrent me te rejat e faqes e cila do te mbushet me informacion n ditet ne vijim .
Secili qe ka aplikuar per lotarine amerikane , i ka udhezimiet tek faqja e konfirmimit , adresen ku duhet te futesh dvlottery.state.gov aty do te klikoni tek check entry status , shkruani numrin e konfirmimit sic e keni tek faqja e konfirmimit , vetem mbiemrin pasi shume vete e provojne me emer mbiemer dhe i del gabim dhe vitin e lindjes . Mund te keni edhe nje problem tjeter mesa shoh nga mesazhet qe vijne . Mos ngaterroni shkronjen O me numrin 0 .Dallimi eshte se ne numrin e konfirmimit 0 paraqitet me nje vize .
ReplyDelete