Sunday, April 6, 2014

Si dhe kur te aplikosh per Lotarine Amerikane dhe emigracion ne Kanada,Australi e Zelande te Re ?

    Sipas  kerkeses  se faqes se facebook  lotariakanadeze,amerikane@yahoo.com  na eshte kerkuar te bejme sqarimin dhe  t`i bejme te ditur  shikuesve te kesaj faqe  ndryshimi qe ekziston ndermjet aplikimit per lotarine  amerikane dhe aplikimit per emigracion.
    Lotaria amerikane  eshte nje aplikim  qe quhet DV-Lottery  dhe sipas vitit te aplikimit   vendoset viti prapa pra ne kete rast eshte DVlottery 2015  eshte  nje mundesi qe Shtetet e  Bashkuara  i japin  shtetasve te disa  vendeve perfshire  edhe Shqiperine  qe te aplikojne    dhe te marrin pjese ne aplikimin e kesaj lotarie , Data e aplikimi te Lotarise  eshte data 2 tetor  dhe afati eshte  nje mujor . Aplikimi eshte  online  dhe cdo faqe qe do te gjeni gjate vitit  qe ju propozon aplikimin e lotarise  dhe  qe ju kerkon shuma ne dollare eshte faqe  e rreme . Edhe njehere  saktesojme se aplikimi  fillon vetem me date 2 tetor keshtu qe kush nuk ka aplikuar do te prese vetem kete date dhe te mos futet ne faqe e adresa qe kane per qellim vetem   mashtrimin. Per aplikuesit  per kete vit  fituesit  dalin vetem  me 1 maj  . Ne do t`ju informojme  here pas pas kesaj date per fituesit .
Ne lidhje me aplikimin per emigracion per Kanada  dhe Australi  ka disa kategori aplikimesh  ku nder  me te aplikueshmet  dhe te pershtashmet edhe per shtetasit  shqiptare  jane
1-Aplikimi  si punonjes i kualifikuar  ku qeveria  kanadeze shpall  cdo vit   profesionet e preferuara dhe per te cilat ka nevoja gjate ketij viti . Theksojme se numri i aplikimeve eshte i limituar .Kjo do te thote qe  edhe per aplikantet  qe  zoterojne  keto  lloj profesionesh   ka nje limit aplikimi , dmth kur te plotesohet ky numer  dosjet  qe do te dergohen  pas plotesimit  te ketij numri do te kthehen . Por edhe ketu ka nje vecanti . Jo cdo profesion  qe kerkohet  ka te njejten  rendesi apo shkalle  renditje  .Kuptohet  ka nje kriter pikesh sa me i rendesishem te jete qe qeverine kanadeze dhe australine  aq me shume pike  do te kete aplikuesi ,aq me shume shanse  do te kete per emigracion .
Kjo faqe  do t`ju udhezoje  ne rrugen e drejte te aplikimit dhe  do t`ju tregoje  kriteret  per secilin rast .
Sapo jane publikuar  listat e reja dhe menyrat e reja te aplikimit . Ky  proces do te vazhdoje deri me 31 mars 2015 . Pas kesaj data nuk mbyllen aplikimet  por  dalin fushat e reja te profesionet dhe perditesimet e kritereve te reja per vitin ne vijim .
Nisur nga kriteret e reja , jemi duke pergatitur  nje pyetesor   ku secili do te gjeje pergjigje per pyetjet e veta Ju kujtojme te rrini   ne korrent me te rejat e faqes  e cila do te mbushet me informacion  n ditet ne vijim .

1 comment:

  1. Secili qe ka aplikuar per lotarine amerikane , i ka udhezimiet tek faqja e konfirmimit , adresen ku duhet te futesh dvlottery.state.gov aty do te klikoni tek check entry status , shkruani numrin e konfirmimit sic e keni tek faqja e konfirmimit , vetem mbiemrin pasi shume vete e provojne me emer mbiemer dhe i del gabim dhe vitin e lindjes . Mund te keni edhe nje problem tjeter mesa shoh nga mesazhet qe vijne . Mos ngaterroni shkronjen O me numrin 0 .Dallimi eshte se ne numrin e konfirmimit 0 paraqitet me nje vize .

    ReplyDelete