Sunday, April 6, 2014

Si dhe kur te aplikosh per Lotarine Amerikane dhe emigracion ne Kanada,Australi e Zelande te Re ?

    Sipas  kerkeses  se faqes se facebook  lotariakanadeze,amerikane@yahoo.com  na eshte kerkuar te bejme sqarimin dhe  t`i bejme te ditur  shikuesve te kesaj faqe  ndryshimi qe ekziston ndermjet aplikimit per lotarine  amerikane dhe aplikimit per emigracion.
    Lotaria amerikane  eshte nje aplikim  qe quhet DV-Lottery  dhe sipas vitit te aplikimit   vendoset viti prapa pra ne kete rast eshte DVlottery 2015  eshte  nje mundesi qe Shtetet e  Bashkuara  i japin  shtetasve te disa  vendeve perfshire  edhe Shqiperine  qe te aplikojne    dhe te marrin pjese ne aplikimin e kesaj lotarie , Data e aplikimi te Lotarise  eshte data 2 tetor  dhe afati eshte  nje mujor . Aplikimi eshte  online  dhe cdo faqe qe do te gjeni gjate vitit  qe ju propozon aplikimin e lotarise  dhe  qe ju kerkon shuma ne dollare eshte faqe  e rreme . Edhe njehere  saktesojme se aplikimi  fillon vetem me date 2 tetor keshtu qe kush nuk ka aplikuar do te prese vetem kete date dhe te mos futet ne faqe e adresa qe kane per qellim vetem   mashtrimin. Per aplikuesit  per kete vit  fituesit  dalin vetem  me 1 maj  . Ne do t`ju informojme  here pas pas kesaj date per fituesit .
Ne lidhje me aplikimin per emigracion per Kanada  dhe Australi  ka disa kategori aplikimesh  ku nder  me te aplikueshmet  dhe te pershtashmet edhe per shtetasit  shqiptare  jane
1-Aplikimi  si punonjes i kualifikuar  ku qeveria  kanadeze shpall  cdo vit   profesionet e preferuara dhe per te cilat ka nevoja gjate ketij viti . Theksojme se numri i aplikimeve eshte i limituar .Kjo do te thote qe  edhe per aplikantet  qe  zoterojne  keto  lloj profesionesh   ka nje limit aplikimi , dmth kur te plotesohet ky numer  dosjet  qe do te dergohen  pas plotesimit  te ketij numri do te kthehen . Por edhe ketu ka nje vecanti . Jo cdo profesion  qe kerkohet  ka te njejten  rendesi apo shkalle  renditje  .Kuptohet  ka nje kriter pikesh sa me i rendesishem te jete qe qeverine kanadeze dhe australine  aq me shume pike  do te kete aplikuesi ,aq me shume shanse  do te kete per emigracion .
Kjo faqe  do t`ju udhezoje  ne rrugen e drejte te aplikimit dhe  do t`ju tregoje  kriteret  per secilin rast .
Sapo jane publikuar  listat e reja dhe menyrat e reja te aplikimit . Ky  proces do te vazhdoje deri me 31 mars 2015 . Pas kesaj data nuk mbyllen aplikimet  por  dalin fushat e reja te profesionet dhe perditesimet e kritereve te reja per vitin ne vijim .
Nisur nga kriteret e reja , jemi duke pergatitur  nje pyetesor   ku secili do te gjeje pergjigje per pyetjet e veta Ju kujtojme te rrini   ne korrent me te rejat e faqes  e cila do te mbushet me informacion  n ditet ne vijim .

Saturday, April 5, 2014

Lotaria Amerikane dhe Emigrimi ne Kanada

Pershendetje! Ju urojme mireseardhjen ne faqen tone gjithe miqve, te interesuarve per emigrim ne cdo vend te botes ku eshte e mundur emigrimi i ligjshem i shtetasve shqiptare apo pajisja me viza ne vendet per te cilat nevojitet nje e tille per shtetasit shqiptare. Kjo faqe do sherbeje si nje dritare informacioni per te gjithe  kategorite , ku me ane te testeve te ndryshme do te provohet pranueshmeria apo jo e gjithesecilit per emigrim.
Se shpejti ne kete faqe do publikohen te dhena shume te rendesishme , si dhe sqarime per njerezit qe bien pre e mashtrimeve te aplikimeve me shuma te medha per t'i hapur mendjen qe rruga e vetme eshte ajo e aplikimit qe vete keto shtete paraqesin sipas nevojave dhe numrit.
 Mos hezitoni te hapni here pas here kete faqe dhe shume pyetjeve do i gjeni pergjigje! :)

Hello! We welcome to this page all friends, interested people for immigration to every and each country of the world where it is possible the legal immigration of Albanian citizens or getting a visa for countries where it is needed for citizens. This website will serve as a window of information for all categories, where through different tests we will certify your eligibility for immigration.
Soon to be published in our page are very important data, as well as clarifications for people who fall prey of frauds where they have to pay large amount of money just for applying and also to lead them towards the only way of applying which is through the application forms presented by respective States according to necessities and number.
Do not hesitate to open time after time this page and many of your questions will get the answers needed! :)